Për këdo që dëgjoi sot konferencën e presidentit Meta, padyshim që në mendje i ngeli shprehja e tij Ina-Ina, me të cilën i referohej shefit të koalicionit bravo-brava. Faxweb.al zbardh kuptimin e kësaj shprehje të Metës, që nuk është fare e rastësishme.

Autor i publicistikës ku mes të tjerave thuhet edhe Ina, Ina hiqi brekët, është vetë kryeministri i vendit Edi Rama. Me këtë Meta, nënkupton që Basha dhe Rama janë pjesë e të njëjtit koalicion, të cilit do ti qëndrojë përballë edhe në zgjedhje, pas skadimit të mandatit si president i vendit.

“Paralajmëroj koalicionin Bravo-Bravo se në ballafiqimin më të afert do t’ju recitoj poezinë e shefit të  këtij koalicioni “Ina, Ina…””, deklaroi Meta, duke mos i çuar deri në fund vargjet.

Në fund të konferencës së tij me gazetarët, Meta tha më tej se çdo borxh paguhet, duke iu referuar dhe temës së diskutimit të sotëm, që ishte ajo mbi rritjen e borxhit publik.

Pjesë nga publicistika e Ramës:

Myll syt, shof Inën ene i them Ina, Ina, hiqi brekët, punë minutash jom n’parajs. Po ty si t’vjen? M’u tha pështyma në gojë teksa përfytyroja me llahtarë shoqen time të bukur që zhvishej nën urdhërat e Mehmetit të egërsuar që i tundte para syve një shkop. Me gjysëm zëri iu përgjigja, “Edhe mua”.

……..

“Mirë” iu përgjigja i lumtur, sepse më në fund do të zhbëhej misteri që më kishte torturuar gjatë gjithë natës e që më kishte bërë t’i bija në ëndërr me grushta e shqelma një karrigeje, duke ulërirë, “Ina, Ina, hiqi brekët”.

……..

“Zhvishu Marjeta, zhvishu se m’plase? Zhvishu o shpirti im, lene lalin ta shofi pak cicën e bukur si gjyle… Hiqe tutën zemër! Hiqe shpirt…Mos ki turp jemi vetëm, vetëm fare…Lene lalin ta preki pak kofshën e bardhë…”

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re