Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë më gazetarët ka deklaruar se është dakord që të hetohet protesta e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues, duke theksuar se “Edi Rama ishte nxitësi kryesor i asaj që ndodhi!”

Berisha u shpreh se hetimi mund të mos jetë kryer siç duhet, ashtu siç dhe thuhet në vendimin e marrë nga Gjykata e Strasburgut, për shkak edhe të kryeprokurores së asaj kohe, Ina Rama, të cilën e cilësoi si “militante të partisë”.

Ndër të tjera ai është ndalur edhe tek gjykatësi i asaj kohe, Darian Pavli, për të cili tha se “është kushëriri i Edi Ramës”, dhe se sipas tij “Darian Pavli ka qenë aty si avokat i Edi Ramës dhe jo gjykatës i paanshëm”.

Sali Berisha: Jam 100% dakord për hetim dhe rihetim të çdo procesi, por nëse ai proces nuk është hetuar si duhet, nuk është bërë për shkak të Edi Ramës, i cili është autori i vërtetët i asaj që ndodhi, që erdhi rrethoi Kryeministrinë me një bandë me qëllime të caktuara ndaj pushtetit. Ishte ky kontekst që bëri që Ina Rama dhe jo akuzat i mia ndaj saj, të mos bëhet siç thotë Strasburgu, hetimi i duhur. Ky proces në masën 80% është hetuar nga Ina Rama pasi Sali Berisha ka ik nga pushteti.

Ina Rama një militante dhe një person që kur përfaqësuesi i qeverisë amerikane erdhi dhe dha një kontribut të madh në atë kohë, dhe unë kërkoja prokurorë ndërkombëtar, ajo refuzonte dhe aty ai foli për Ina Ramën. Keqardhja ime është se atë vendim ndodhet firma e Darian Pavlit, kushëririt të Edi Ramës. Po të ishte një gjykatës tjetër, do kishte sqaruar ata të Strasburgut, se Edi Rama është nxitësi kryesor i asaj që ndodhi, më fakte dhe dokumente, do kishte sqaruar se Ina Rama ishte militante dhe nuk bëri hetimin se do thërriste Edi Ramën. Duket se Darian Pavli ka qenë aty njëkohësisht edhe si avokat i Edi Ramës dhe jo gjykatës i paanshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re