Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, të mërkurën është shprehur se aktiviteti kryesor i shtetit sot është për të ndjekur kryetarin e opozitës që ose ta kopjojnë ose të bëjnë montazhe bajate dhe pa vlerë.

Përmes një shënimi në Facebook, Zhupa shkruan se kur rri mbyllur në zyra, duke dhënë tendera e koncesione nuk ke si t’i dish hallet dhe shqëtësimet e qytetarëve.

“Kur punë të vetme ke pasur uljen e ngritjen e traut të doganës, shqetesimet që një taksist nuk ka punë të duken pa vlerë. Dhe kur e ke mendjën tek trau i doganës dhe jo tek hallet, atëherë nuk ke se si të bësh tjetër veçse të mashtrosh”, shkruan ajo.

Sipas saj, Elisa e bën mirë këtë punë, fundja nuk bën gjë tjetër vetëm sa imiton shefin e saj që ulet në montazh e manipulon videot e kryetarit të opozitës.

“Taksisti thotë pikerisht që Basha dhe PD ka muaj dhe vite që thonë: sot problemi i bizneseve të vogla është konkurenca e pandershme, është rënia e konsumit, rënia e xhiros. Sot kjo qeveri ka prishur tregun! Dëgjoje mirë Elisa, që të kuptosh se cilat janë hallet e shqiptarëve”, thekson Zhupa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re