Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa organizoi një takim me mësuesit për të folur mbi problemet e arsimit dhe planin konkret të qeverisë së ardhshme Basha.
Ajo ndau me mësuesit angazhimin për depolitizim të plotë të arsimit publik. Jo më portale për propagandë por standarde dhe transparencë në rekrutimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në të gjitha nivelet.
Zhupa foli për rritjen e pagave të mësuesve ku u shpreh se: ‘Është qesharake rritja që ju kanë bërë në 8 vjet. Mjafton ta krahasoni rritjen 2005-2013 ku ishin rrogat në 2005 dhe ku vajtën në 2013 dhe rritjen 2013-2021 do të shikoni kush janë dy filozofitë për pagat e mësuesit.
Ne angazhohemi që brenda mandatit të parë, brenda 4 viteve të para të qeverisjes Basha do të ketë një rritje me jo më pak se 60% që do të thotë nuk do të ketë mesues në fund të mandatit që nuk do të ketë rrogën të pakten 700 euro’.
Gjithashtu Ina Zhupa vuri theksin te shkolla si qendra dije dhe infrastruktura shkolla. Ajo u shpreh se ‘shkollat duhet të kthehen dhe në mjedise ku të ketë rëndësi dhe argëtimi dhe kalimi i kohës së lirë. Në planin tonë parashikojmë rritjen e kohëzgjatjes së qëndrimit në shkollë të futen dhe profesione të tjera që i shtohen stafeve shkollore si: pjesa e sportit, pjesa e aktrimit, dmth e veprimtarive të tjera që i shtohen orarit mësimor.
Pra nëse ju mbaroni ne orën 1 mësimin, të qëndrojnë nxënësit në shkollë deri në orën 4. Por kjo bëhet pa pasur klasa të mbipopulluara, se ti kur ke mësim nga ora 8 deri në orën 6 mbasdite nuk më se kur te besh këto orët e argëtimit. Dhe ndaj është e rëndësishme infrastruktura shkollore, premtim bazik që çdo shkolle do të ketë një infrastrukturore të përshtatshme për kryerjen e veprimtarisë mësimore në mënyre të tillë që mos të ngelet si kampusi këtu në Sarandë dhe ndërtesa që rrinë dhe presin vullnet politik për tu vënë në funksion’.
Zhupa dhe mësuesit ranë dakort që pas 8 vitesh dështime, pas 8 vitesh rrënimi të çdo hallke të arsimit, është koha ta largojmë Ramën. Është koha për një kryeministër si Lulzim Basha që të sjell ndryshimin.