Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, duke u shprehur se Tiranë në 100 vjet qytet, ka 100 stacione në gjendje të mjerueshme.

Zhupa thekson se qytetarët e Tiranës trajtohen si qytetar të dorës së dytë, në një kohë që ata paguajnë taksat më të larta në Shqipëri.

Postimi i Ina Zhupës:

100 vjet Tirana- 100 stacione në gjëndje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj!

Veliaj me 200 milion euro buxhet dhe Tirana është ende qyteti pa vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit!

Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj!

Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë, paguajnë taksa për një super buxhet dhe mbrapsht nuk marrin shërbime. Kujtojmë që shërbimi urban nga konstatimet e kryera rezulton i degraduar dhe më shumë problematika të faktuara kryesisht si: çmimi i rritur i biletës, mungesa e vendqëndrimeve në stacion, mungesa e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobuzit, kushtet e brendshme te autobuzave, mungesa e biletave, mungesat e aboneve, etj etj.

Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët, edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v5.0

Ina K. Zhupa

100 vjet Tirana- 100 stacione në gjëndje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj! Veliaj me 200 milion euro buxhet dhe Tirana është ende qyteti pa vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit!Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj! Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë, paguajnë taksa për një super buxhet dhe mbrapsht nuk marrin shërbime. Kujtojmë që shërbimi urban nga konstatimet e kryera rezulton i degraduar dhe më shumë problematika të faktuara kryesisht si: çmimi i rritur i biletës, mungesa e vendqëndrimeve në stacion, mungesa e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobuzit, kushtet e brendshme te autobuzave, mungesa e biletave, mungesat e aboneve, etj etj.Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët, edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!

Publiée par Ina K. Zhupa sur Dimanche 2 février 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re