“Ky ishte një eveniment për qytetin e Elbasanit, por që i kalon edhe përtej tij, pasi është një thirrje për të gjithë biznesmenët për të investuar në këto fusha që shteti i lë djerrë. Nuk mendoja se do të vinin kaq shumë njerëz sot, ndaj unë mendoj se kjo është e bukur”, tha regjisori Bungo.

 

Premiera e filmit “Njerka” me regji të Leka Bungos shfaqet për herë të parë në Labinot të Elbasanit. Regjisori i filmit flet për nevojën e më shumë kinemave në rrethe të tjera të vendit dhe mendon se modeli që ai ndoqi do nxisë dhe të tjerët.

 

Gjithashtu Bungo i entuziazmuar nga pjesëmarrja thotë se nisma të tilla do jenë nxitëse.  Filmi Njerka ka në përmbajtje familjen shqiptare dhe fenomenin aktual të korrupsionit. Ne premierën e Njerkës mori pjesë dhe regjisori Piro Milkani dhe realitetin shqiptar të përshkruar në këtë film e sheh si të huaj.

 

“Filmi eshtë një botë krejt e panjohur për mua një ambjent njerëzitsh të pasur me mjedise që unë nuk i njoh fare, në SHBA, Kanada etj, por për fat të keq jo për zili por kjo klasë e korruptuar me para të vjedhura ekziston. Është vlera e filmit që stigmatizon këto histori të trishta”, është shprehur Pirro Milkani.

 

Ndërsa artisti Bujar Kapexhiu komplimentoi dhe aktorët. “Peshën e mbanin aktorët në një interpretim shumë dramatik në nuancat më të holla arritën të japim mesazhin që ka dashur autori”, është shprehur Kapexhiu. Roli kryesor në filmin Njerka i është besuar aktorit Bujar Asqeriu.

 

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-YhRe0soiMI?feature=oembed&w=640&h=360]

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re