I dërguari me punë nga SHBA në Shqipëri, David Wisner gjatë fjalës së tij në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është shprehur se ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj aleancës.

Ai shtoi se NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e qëndrueshme në histori dhe se simboli i angazhimit të saj është rritur edhe më tepër pas nisjes së  agresionit rus në Ukrianë.

David Wisner: Dëshiroj ti bashkohem partnerëve, për ta përgëzuar Shqipërinë në përurim e kësaj baze. Ky eshte një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë në NATO.

NATO qëndron si aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit.

Përgëzoj dëshirën e Shipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin nme NATO-s dhe të lëvdojmë qëllimin e Shqipërisë  për rritjen e kapaciteve të ushtrisë.

Ndërkohë që shkojmë drejt Samitit të NATO-s në verë, ne qëndrojmë sëbashku, ne jemi me te forte se bashku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re