Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për mbështetjen dhe prokurimet, Stacy Cummings, e pranishme në inaugurimin e Bazës së Kuçovës është shprehur se punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe me buxhetin fillestar.

Ajo gjithashtu u shpreh se tashmë, Kuçova është një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

“Është nder që gjendem me ju për të bërë përurimin e bazës së Kuçovës, që agjencia ime u kontraktoi projektimin dhe shërbimet.  Të punonim me autoritetet lokale, ofruam punime me cilësi të shkëlqyer dhe materiale që përmbushin standardet e NATO-s.

Punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe me buxhetin fillestar. Një arritje vërtet sfiduese duke pasur parasysh trazimin e zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit.

Kuçova është një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Me kullë dhe dhomë kontrolli. Ky ka qenë ekzekutim i programit të parë të investimit të NATOS dhe jemi krenarë që është ofruar mbështetje efikase”, tha ajo.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re