Kryeministri Edi Rama u shpreh se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është element sigurie për rajonin tonë, i cili sipas tij, është i rrezikuar nga kërcënimi neo-imperialist i Rusisë.

Kreu i qeverisë, në ceremoninë e inaugurimit u shpreh se kjo bazë është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si bazë e re taktike e NATO, me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.

Ai theksoi se do të sjellë për ta mundësi të reja punësimi për banorët e Kuçovës dhe për të gjithë zinxhirin e shërbimeve duke ndikuar në ekonominë lokale.

Edi Rama:  Në atë kohë Shqipëria me këtë bazë që ne hapim sot, konsiderohej avampos strategjik i perandorisë sovjetike, përballë Evropës perëndimor dhe këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Sot jetojmë në një epokë tjetër dhe Shqipëria pret me krenari dhe respekt aleatët e saj, partnerët në një aleancë e cila është në radhë të parë, e cila është në mbrojtje të paqes e demokracisë. Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh arriti të përfundojë.

Kjo bazë sot është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si bazë e re taktike e NATO me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Është element sigurie për rajonin tonë, i cili e dimë mirë që është një rajon jo i parrezikuar nga kërcënimi neo-imperialist i Rusisë.

Është pjesë e ripërtëritjes së flotës sonë ajrore. Dy helikopterët e rinj dhe dronët janë pjesë e një rritje që do të vazhdojë. Nga ana tjetër, falënderoj banorët e zonës së Kuçovës për durimin që kanë treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj shumë që të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe për të gjithë zinxhirin e shërbimeve duke ndikuar në ekonominë lokale.

I shpreh falënderim të gjithë atyre që kontribuuan duke filluar nga aleatët tanë të NATO- me shpresën se kjo bazë do të shoqërohet nga baza e re detare në Porto Romano për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re