Subscribe

Tirana është kryeqyteti me taksat më të ulëta në rajon dhe ndër qytetet që ka taksën e ujit më të ulët.

 

Kështu u shpreh Erion Veliaj në inagurimin e godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, e cila u ndërtua nga e para.

 

“Taksat nuk do të paguaj askush, por është një detyrim i familjes, është një mënyrë sesi njerëzit kontribojnë. sot kemi numrin minimal të ankesave, ajo që ne kuptuam është se njerëzit nuk e kanë problem taksën, por padrejtësinë, ku disa paguajnë edhe disa nuk paguajnë. Ne jemi sot kryeqyteti me taksat më të ulta në rajon dhe qyteti ndër më të ultët. Sot kemi ujin 65 lekë, ndërkohë Korca dhe Pogradeci e kanë 140.”

 

Kryebashkiaku zbuloi edhe disa prej institucioneve kryesore publike, të cilat do të vendosen në lagjet e reja të rindërtuara në Tiranë.

 

“Jemi në fazën finale të miratimit të projektit për ndërtimin e një godinës së re të Bashkisë së Tiranës në Bulevardin e Ri, ku bashkia është edhe pronarja më e madhe, por edhe qiramarrësi më i madh. Një pjesë e disa drejtorive do të transferohen në lagje si “5 Maji” dhe “Kombinati”, për t’u siguruar që institucionet të jenë më afër qytetarëve, por edhe sjellin ekonomi për zonën.”

 

Veliaj shtoi se ambicia e bashkisë është që në fund të këtij mandati të ketë numrin më të madh të aseteve shtetërore

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re