Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick  kanë inauguruar Laboratorin e Referencës së ADN në Policinë e Shtetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla thotë se rritja e zbulueshmërisë së krimeve merr një mbështetje të fortë me ngritjen e Laboratorit të Referencës së ADN-së.

Sipas Ballës tashme do të bëhet e mundur edhe rikthimi i dosjeve të vjetra kriminale.

“Instituti i Policisë Shkencore! Rritja e zbulueshmërisë së krimeve merr një mbështetje të fortë me ngritjen e Laboratorit të Referencës së ADN-së. Tashmë do të kemi mundësi tu rikthehemi edhe dosjeve të vjetra kriminale duke përdorur referencat e ADN-së. Mirënjohje Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen”, shkruan Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re