Në oazin e turizmit shqiptar, për herë të parë një hotel me 5 yje, MELIÃ Durrës, i menaxhuar nga një brand ndërkombëtar: Meliá Hotels International. Hoteli ka një ndërtesë kryesore me nje kapacitet prej 350 dhomash, të organizuara dhe me suita të niveleve të ndryshme të luksit si edhe disa rezidenca private. Pishinat e hotelit ka nje siperfaqje prej 2500 m², e mjaftueshme per te gjithe turistet te akomoduar ne hotel.

 

CEO i Concord Investment Artan Dulaku në fjalën e tij tregoi  se si i lindi ideja që të zhvilloj një brend ndërkombëtar në Shqipëri.

 

Dulaku tha se Melia është një plotësim i hapësirave boshe që ishin në vendin tonë, për të mirëpritur turistët nga e gjithë bota.

 

“Është vizioni i familjes. E kemi ves që flasim me heshtjen. Nuk jemi të mirë me fjalë po shpresojmë të jemi me vepra. Ne pamë një hapësirë në treg dhe duhej të mbushej. Morëm vendimin të investonim në këtë sipërmarrje.

 

Bëmë një kërkim të tregut dhe na rezultoiu që në Europë Melia është i dyti dhe i pari në Spanjë, ndaj menduam se do ishte e favorshme të bashkëpunonim me atë që ofron Europa. Zgjedhja jonë ishte e drejtë sepse në të gjithë procesin ka qenë një bashkëpunim i ngushtë i ekipit tonë Edil Al dhe Concordinvestment dhe stafit të Melia-s”, tha CEO i Concord Investment Artan Dulaku.

 

Brendi ndërkombëtar Melia në vazhdim pritet të shtohet në vendin tonë edhe me dy apo tre njësi të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re