Plehrat e qytetit te Patosit po hidhen sërish në fusha.

Mbetjet nuk janë pranuar të trajtohen në inceneratorin e Fierit pasi bashkia nuk ka shlyer detyrimet.

Per cdo ton mbetje të dorëzuar në incenerator bashkia duhet të paguante 12 euro.

Përfaqesues të Bashkisë Patos thonë se ngerci mes dy institucioneve është zgjidhur dhe nga e mërkura mbetjet do të depozitohen në incenerator.

Metodës së vjetër të hedhjes së plehrave në fusha i është rikthyer këto ditë edhe bashkia e Divjakës që po ashtu nuk ka qenë e rregullt me pagesat.

Ndërkohë Mallakastra nuk i dërgon fare mbetjet në incenerator pasi ka kosto të larta transporti./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re