Ambasadorja Amerikane Yuri Kim deklaron se mirëpret zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shprehet se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritetet e SHBA-së në Shqipëri. Mirëpresim zgjatjen e komisionit parlamentar për inceneratorët.
U bëjmë thirrje gjithë autoriteteve dhe institucioneve përkatëse që të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Do ta ndjekim nga afër këtë çështje”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikan.
Në lidhje me aferën e inceneratorëve, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
