Në parlament diskutohet këtë të enjte raporti i Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha nga foltorja se këmbëngulja e demokratëve do të shkojë deri në fund.

Ndërkohë ai shtoi që shumë shpejt “topi do të jetë tek SPAK” dhe sipas tij këtu është mundësia që të jepet prova e parë e prokurorisë së posaçme.

“Këmbëngulja jonë do të shkojë deri në fund. Shumë shpejt “topi” do të jetë tek SPAK. A do ta pranojë karremin që këta janë individë tek e tek, që bëri një gabim që njërit i shkau këmba, e tjetrit i shkau goja, ndërkohë që kryeministri nuk kishte mendjen se kush ngjyente gishtin apo do të japë provën e parë para së cilës gjendet para shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar në aferën e shekullit, aferën e inceneratorëve.
Ne do të jemi kudo për të ushtruar presionin maksimal që përgjegjësit të shkojnë para ligjit si grupi i strukturuar kriminal për vjedhjen më të madhe në histori”, tha Basha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re