Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi gjatë seancës plenare se çështja e inceneratorëve është një ndër çështjet që është hetuar më mirë ndonjëherë në Shqipëri, duke mos i lënë vend kështu, sipas tij drejtësisë popullore.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se organi i akuzës, nuk pretendon në fakt siç deklraron opozita se janë vjedhur 430 mln euro, por vetëm rreth 25 përqind e shumës prej 90 mln euro. Vënia në sekuestro, sipas tij tanimë ka ndërprerë edhe vjedhjen që mudn të ndodhte në 10 vitet e ardhshme, siç pretendon opozita.

“Çështja e djegësve është çështja më e mirëhetuar në Shqipëri, qoftë në nivel parlamentar apo penal dhe që si ka lënë fare vend drejtësisë popullore.

Unë i besoj drejtësisë së re. Me duhet t’ju korrigjoj. Në qoftë se ju pretendoni se nga kjo aferë janë vjedhur 430mln euro, atëherë më duhet t’ju kujtoj se organi i akuzës nuk pretendon se janë vjedhur aq. Janë diku tek 90 mln euro të faturuara dhe të paguara, 60+30. Dhe në ato 90 organi i akzuës pretendon për 20-25 përqind të asaj shume. Në qoftë se kemi dy vendime që ka vënë nën sekuestro qoftë inceneratorin e Elbasanit apo atë të Fierit, logjikisht, 430 mln euro që do të vidheshin për 10 vite, janë ndërprerë, sepse tani po e administron një strukturë si Prokuroria.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re