Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu në një deklaratë për mediat sqaroi arsyet se përse Konferenca e Kryetarëve rrëzoi dy kërkesat e grupit të PD, për interpelancë urgjente dhe mocion me debat me Ramën për aferën e inceneratorëve.

toni gogu

Për deputetin socialist, tashmë kjo çështje nuk është më urgjente, pasi Kuvendi e ka kryer veprimtarinë e vet dhe çështja i ka kaluar drejtësisë.

Ai sqaroi se kërkesa e grupit të deputetëve demokratë nuk ka përmbajtje.

“Ne besojmë që aty nuk ka përmbajtje. Është momenti i drejtësisë për atë cështje. Ne hapëm rrugën e komisionit hetimor, hartua raportin dhe tani i takon drejtësisë.

Urgjenca janë pensionet, studentët, mjekësia, shërbimi mjekësor.

Urgjencën e çmuam atëherë kur ishte urgjente dhe ushtruam kontrollin parlament. Sot nuk është çështje urgjente që të përfshihet në seancën pasardhëse. Ne nuk kemi frikë për të bërë debat. Ato që thoni ju besoj si parlament tashmë janë çështje që po i heton drejtësia dhe nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë parlamentare.

Kuvendi e ka ushtruar veprimtarinë me një hetim të gjate ku janë pyetur kryeministri dhe ministrat”, tha nder te tjera Gogu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re