Aktivisti mjedisor, Lavdosh Ferruni, ka folur nga studiot e Faxnews për atë qëai e quan afera korruptive e inceneratorëve. Ferruni e sheh këtë konçesion si një çështje mbi të cilën duhet të hulumtojë organi i akuzës dhe jo thjesht si një çështje administrative që mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Administrative. Aktivisti thekson se problemi nuk është te rritja e kostove por se inceneratorët janë thjesht fasadë dhe inekzistent.

“Po ndërtojmë një urë në një vend që ska lumë. Jo vetëm që ka fryrje kostoje por kemi inceneratorë që janë vetëm fasadë dhe nuk funksionojnë. Eshtë vërtet një çështje që duhet të ndalemi më shumë dhe jo vetëm thjesht te studimi i fizibilitetit nga i cili del kostoja prej 29 euro për kg mbetje. Prokuroria duhet të hyjë ta shqyrtojë këtë çështje me themel pasi nuk duhet të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Administrative. Ajo që mund të bëjë efekt është organi i akuzës pasi nuk është thjesht një çështje administrative. Në mendimin tim nuk kemi ekspertë për incenerimin në Shqipëri dhe ideja ka ardhur nga jashtë ku është pranuar pakushte nga ana e qeverisë. Jemi para një situate shumë problematike, është shqyrtuar gjatë nga politika por është parë thjesht si konçesion dhe jo në detaje. Në asnjë rast qoftë edhe një specialist i vetëm i Ministrisë së Energjitikës nuk ka folur. Ndaj i mbetet medias dhe opozitës ta shqyrtojë dhe të flasi. Duhet që kjo çështje të bëhet simbol nga Reforma në Drejtësi për të gjitha konçesionet e tjera.”- tha aktivisti Ferruni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re