TIRANË – Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish ministrit Lefter Koka, i arrestuar për shpërdorim detyre lidhur me cështjen e inceneratorëve, për bashkim të dosjeve për të cilat po gjykohet.
Avokati i ish-ministrit Lefter Koka kërkoi më herët gjatë seancës paraprake që të bashkohen dosjet e çështjeve me Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Ndaj ish ministrit Koka janë lëshuar dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorët në fjalë. Sipas SPAK, Koka ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu, SPAK konkludon se Koka në cilësinë e ish-Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare përfitime të parregullta monetare në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara prej tij apo familjarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re