Analisti Mentor Kikia është shprehur në studion e Quop Vadis se çështjes së inceneratorëve nuk po i shkohet deri në fund.

Sipas tij pas kësaj çështjeje qëndrojnë persona të rëndësishëm që kanë në dorë firma e vula të cilët do të duhet të shpallen publikisht si pronar.

Shkeljet janë flagrante. Nëse do të flasim për ‘arkitekt’ mendoj që nuk është meritë e Stela Gugalles, nëse nuk do të kishte suporte nuk do ta bënte këtë lloj biznesi. Është një proces i ndërlidhur me njerëz që kanë fuqinë e firmës e vulës e këta njerëz do të duhet të shpallen publikisht si pronar të këtij biznesi.

Ajo që ëshjtë me rëndësi është cfarë është hetuar deri tani?

Kemi vetëm për Elbasanin episodin e ndryshimit për marrje të rryshfetit nga ish-Ministri i Mjedisit dhe është ndërrimi nga tokë arë në truall. Nuk është prekur ndëritmi i inceneratorëve pa garë nuk janë marrë fare në konsideratë pjesët e tjera të procedurës ishte apo jo e ligjshme të jepet ndërtimi i inceneratorëve një kompanie që ishte themeluar vetëm para një muaji pa asnjë punëtorë. Unë mendoj që deri tani, qëllimisht apo jo me këtë ëështje është ngrënë anash e anas për të mos hyrë ende atje ku është zemra e skandalit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re