Subscribe

Ish deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se Farudin Arapi, tre muaj pasi u zgjodh Adminstrator Shtetëror, i Integrated Technology  Services ka komunikuar me punonjësit e Klodian Zotos.

 

Në një dalje për mediat, teksa ka bërë publike edhe emailet e këmbyera mes tyre, Këlliçi deklaroi se Arapi ka komunikuar me punonjësit e një tjetër kompanie të Zotos dhe jo të asaj që është nën administrimin e shtetit.

 

Më 3 mars 2022, tre muaj pasi Farudin Arapi ishte caktuar Adminstrator Shtetëror, i Integrated Technology  Services, kompanisë tashmë famëkeqe të inceneratorëve, mes punonjësve të kompanisë tjetër të Klodian Zotos, Zoto Consulting, shkëmbehen e-maile që dëshmojnë hapur se, ashtu si inceneratorët ishin një skemë e pastër e qeverisë, edhe përcaktimi i Administratorit Shtetëror ishte pjesë e kësaj skeme.

 

Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita.

 

Gjëja e parë që bie në sy në këtë e-mail është se, nuk janë punonjësit e firmës së sekuestruar që shkojnë tek Administratori Shtetëror, por është ky që shkon te vartësit e Klodian Zotos. Është e qartë pra se, loja luhet në fushën e të dyshuarve, e jo të kontrollorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re