Kryeministri Rama në dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve në Komisonin Hetimor, ka pranuar se ndërtimi i inceneratorëve nuk është i preferuar nga Bashkimi Europian dhe kjo gjë është raportuar dhe në raportet e fundit.

Jorida Tabaku: A jeni në dijeni të faktit se me ndërtimin e inceneratorëve Shqipëria është në kundërshtim me direktivat e BE?

Edi Rama: Jo, BE nuk është kundër.

Jorida Tabaku: Në 3 progresraportet e fundit BE ka shprehur shqetësim.

Edi Rama: Këtu ishit e saktë. Në pyetjen e parë thatë që BE është shprehur kundër, tani thatë atë që në të vërtetë ka thënë BE. E është e vërtetë që ka shprehur shqetësim sepse nuk është zgjedhja më e preferuar. Çfarë do të thotë nuk është zgjedhja më e preferuar. Po të shikonit gjithë atë paraqitje, BE flet për gjithë atë ulje i ndarjes në burim të mbetjes.

BE flet për nivelin shumë të ulët të riciklimit. Sepse këto janë preferencat e BE-së. E fundit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të përpunimit të mbetjeve dhe përpunimit të energjisë. Incinerimi është pjesë e këtij komponenti, por është i fundit. Inceneratorët janë impiante të viteve 60-70 që e digjnin komplet produktin dhe nuk prodhonin energji.

Është e vërtetë që nuk është zgjedhja më e preferuar e BE sepse BE sot riciklon, e para e punës e ndan në burim, por ndërkohë edhe në vendet me standardet më të larta mjedisore si Suedia, impiantet e prodhimit të energjisë përmes mbetjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re