Kryeministri Edi Rama tha se dy administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, janë shpallur në kërkim dhe po hetohen për një marrëveshje të dyshuar me një prej ish-ministrave të tij, por jo për ndonjë “aferë” me të gjithë qeverinë.

“Janë në kërkim se kanë marrë këto 430 milionë eurot dhe i kanë çuar diku dhe atje presin që ë shkojmë dhe ne e t’i ndajmë? Apo sepse në bazë të hetimeve dyshohet se kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me një ish-ministër? Janë dy gjëra shumë të ndryshme”, tha Rama.

“Jam shumë i lumtur që reforma në drejtësi po funksionon, që gjërat po ndahen. Dhe nëse unë them që do të bëjmë këtë, dhe dikush… Unë me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë, që të jemi të qartë”.

Sa i përket vijimit të pagesave ndaj kompanive të inceneratorëve edhe pse dy prej administratorëve janë shpallur në kërkim, Rama tha: “Ata nuk janë duke u gjykuar, janë duke u hetuar. Për sa kohë nuk kemi asnjë vendim nga organet përkatëse, vazhdon kontrata, është shumë e thjeshtë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re