Fax News ka siguruar një video brenda inceneratorit të Fierit ku shihen pirgje me plehra të cilat kanë mbuluar rrugën, me punëtorët që nuk kanë marrë pagat prej 4 muajsh.

Siç shihet dhe në pamje, askush nuk drejton mjetet e rënda, dy prej të cilëve sipas dëshmisë së qytetarit që e ka filmuar, janë jashtë funksionit.

Dhjetra punonjës protestuan disa ditë më parë, për shkak të mos marrjes së pagave, ndërkohë që inceneratorët janë shndërruar në skena krimi, ku janë groposur miliona euro.

“Ndodhemi në landfillin e Fierit, plehrat kanë dalë në xhëde, sepse skrepistat nuk punojnë, se nuk kanë marrë rrogat prej 4 muajsh.

Skrepat kanë qendruar në vend, një që është në gjendje pune nuk vjen askush që ta punojë, këtu është mal me plehra, dhe skrepistat nuk kanë mattë rrogën. Ja ky është shteti shqiptar, që nuk paguan as punonjësit e krahut që marrin 300 mijë lekë në muaj, turp, turp, turp!”, thotë qytetari në video.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re