Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar menjëherë pas akuzave që sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bëri në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ndaj tij duke e akuzuar për shpifje.

 

Bardhi përmes një mesazhi të dërguar kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku ka dërguar videon ku ballafaqohet deklarata e

Gjiknurit në Komision që ka thënë se Mërtirin e njeh vetëm si fytyrë, përballë një deklarate të dhënë në Parlament ku sipas Bardhit, dëgjohet që thotë se “atë e ka pasur shok në shkollë”.

 

Ndërkohë ka pasur debat mes Gjiknurit dhe Tabakut, ku ai e akuzon atë se është e komanduar nga Gazmend Bardhi.

 

Tabaku ka kërkuar nga Gjiknuri që të mos bëjë lojëra fjalësh por të përgjigjet pyetjeve që po bëhen në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

 

Pjesë nga debati:

 

Jorida Tabaku: Zoti Bardhi që po na ndjek më ka dërguar videon ku ti deklaron në parlament se Mërtirin e ke pasur shok klase, ndërkohë që thoni se e njef vetëm si fytyrë. Ju bëtë dëshmi të rreme në komision. Çfarë rastësie është që të japësh një kontratë minerare për këto persona? duhet që të kthejmë seriozitetin e pyetjeve përgjigjeve.

 

Damian Gjiknuri: Përfshitë në distancë zotin Bardhi, unë ju dëgjoj dhe kam një kërkesë më lini të përfundoj gjithçka që përmendi. Njohjet i besoj me fakte, përmende leje minerare dhe në vendin tonë jepen me garë të hapur.

 

Jorida Tabaku: Si gara e inceneratorëve?

 

Damian Gjiknuri : Ato që të këshillojnë në distancë e kanë gabim, zonja Tabaku mund të kapesh gafil ndonjëherë e di por s’ka gjë, por lejet jepen me gara konkurruese. Më vjen mirë që unë kam dhënë me qindra leje dhe aq binzesmenë janë në shqipëri. E shikoj që jeni në sintoni të plotë me zotin Bardhi.

 

Jorida Tabaku: Është në fushatë, por në këtë komision është në sintoni të plotë

 

Damian Gjiknuri: Mos e ngatërroni me padinë që ai ka bërë, të vijojë në gjykatën Civile me mua. Edhe sikur të ishte e vërtetë ta kisha shok, për këtë jeni ngritur këtu ju? Unë shok shkolle kam pasur edhe Bashën, pse nuk më akuzo partia ime?Jorida Tabaku: Po për 20 milion euro që Klodian Zoto i ka paguar vetes a keni përgjigje?

 

Damian Gjiknuri: Do të të përgjigjem si zyrtar i lartë i PS-së.

 

Jorida Tabaku : Nuk është koment politik, por kompania e Fierit dhe e Tiranës kanë bërë pagesa për veten dhe në dijeni ka qenë edhe institucioni juaj

 

Damian Gjiknuri: Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe për të gjithë pretendimet duhet që të hetohen, ky komision është këtu për të bërë politike e për të nxjerrë disa fakte. Zonja Çupi ka qenë një eksperiment që i merreshin koleget ku disa bëheshin roje burgu

 

Jorida Tabaku: Shoku yt i klasës Klodian Zoto përfundoi në burg

 

Damian Gjiknuri; Ky komision është një eksperiment i bukur,

 

Jorida Tabaku: Ju lutem shumë, kini respekt, s’kemi ardhur të tallemi këtu dhe të dëgjojmë këto perla.Gjithashtu Partia Demokratike ka publikuar dokumentin ku shihet se Damian Gjiknur, ish-ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës ka firmosur një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite i është dhënë shoqërisë Albtek Energy.Kjo kompani rezulton të jetë e Stela Gugalles, Mirel Mërtirit, Klodian Zotos (3 të shpallur në kërkim), Ilir Dedjas dhe Loran Dushës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re