SPAK ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Prokurori i çështjes, Klodian Braho ka thirrur palët e përfshira në këtë vepër penale për tu komunikuar mbylljen e hetimeve.

 

Të bashkëpandehurit në dosjen hetimore, Lefter Koka e Klodian Zoto përmes mbrojtësve të tyre ligjorë janë njohur me akuzat përkatëse.

 

Ndërsa kanë ende 10 ditë kohë për të paraqitur në Prokurorinë Speciale pretendimet e tyre derisa dosja hetimore të shkojë për gjykim.

 

Përfundimi i këtij hetimi për Elbasanin është i pari nga të trija hetimet e iniciuara nga SPAK për te ashtuquajturën afera e inceneratorëve.

 

Kjo është hera e parë që Klodian Zoto ka caktuar një mbrojtës ligjor, e ai është Ardian Leka.

 

Deri tani nga të akuzuarit, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është personazhi më i rëndësishëm i hetimeve.

 

Ndërkohë me masa sigurie janë dhe Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratorit, ish- drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri- ish-anëtar i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit; Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit; Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit; Serafin Papa, Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re