Arben Dervishaj, supervizori i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

 

Këtë të hënë ai nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa mbrojtësit e tij ligjorë kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore.

 

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësorë që do të përcaktojnë rrezikshmërinë që mund t’i kanoset apo jo Dervishit duke qëndruar pas hekurave.

 

3 ekspertët u paraqitën këtë të hënë pranë ambienteve të gjykatës ku u betuan para togave të zeza.

 

Kujtojmë se pak kohë më parë, në paraburgim humbi jetën Enver Sheshi nga ataku kardiak, i arrestuar po për llogari të hetimit në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re