Këtë të hënë do të zhvillohet se seanca e radhës për ndërtimin e inceneratorit të Fierit ku të pandehur janë marrë ish ministri Lefter Koka, ish deputeti Alqi Bllako, ish zyrtari i Feredatës Kombëtare të Futbollit Arben Dervishaj ku akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Gazetari Ermal Vija, raporton për ABC News se në Gjykatën e Posaçme sot është rrëzuar kërkesa e Arben Devishaj ku kërkonte që dosja të shpallej moskopetencë dhe dosja të kalonte në Gjykatën e Tiranës, pasi sipas avokatëve të tij ai ka korruptuar zyrtarë por jo zyrtarë të lartë publik.

Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për t’u shprehur për kërkesat për gjykim të shkurtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re