Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij në facebook një artikull të Birn-it, në të cilin shqyrtohet tarifa e inceneratorit të Sharrës, si një tender i dyshimtë pa garë, i cili rrezikon ta falimentojë Durrësin. Në mbishkrimin e tij Meta shprehet se qyteti i Durrësit krahas halleve të krijuara prej tërmetit tashmë ndodhet dhe nën darën e abuzimeve bashkiake. Presidenti kërkon transparencë dhe ndëshkim të atyre që kanë shpërdoruar taksat e qytetarëve durrsak.
Postimi i plotë: Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.
Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.
KOHA PËR DREJTËSI!
/faxweb
