Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat ka denoncuar sërish Inceneratorin e Tiranës. Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës për këtë aferë, të cilën e quan; ‘projekti i vjedhjes së shekullit”.

 

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen më përvëluese. Të dhëna origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës. Të dhënat disponohen nga Prokuroria Speciale dhe dëshmojnë se jo një, por gjashtë herë Ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë të papërballueshme nga pikëpamja financiare”, ka thënë Berisha.

 

Më tej ish-kryeministri ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se i ka dërguar shkresë mikut të tij Alqi Bllako, ndërsa foli edhe për një video që qarkullon sipas duke i thurur lavde njëri-tjetrit.

 

“Duke patur si ndërmarrje të vetën djegësin e Tiranës, Erion Valiaj lejoi fillimin e punimeve dhe të pagesave pa u firmosur leja e ndërtimit. Në 17 maj kur Veliaj ka filluar punimet, dhe disbursimin e fondeve po në këtë periudhë, Këshilli Kombëtar ka vendosur nja dy apo tre kushte për fillimin e punimeve. Por asnjë nga kushte nuk është përfillur dhe punimet kishin filluar shumë më herët”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko