Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllçi nga selia blu ka vijuar denoncimet për çështjen e Inceneratorëve.

Këlliçi ka publikuar një shkresë, në të cilën sipas tij. Zv.kryeministrja Belinda Balluku I ka ngritur si shqetësim kryetarit të Bashkisë së Tiranës për mosngritjene  strukturës që do të monitoronte Inceneratorin.

“Pra zv. Kryeministrja e vendit fakton me këtë deklaratë publike ato ç’ka ne kemi publikuar zyrtarisht dy muaj më parë. Dhe më konkretisht:

Më datë 10 korrik 2023, Belinda Balluku i drejtohet me shkresë Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në NJZP, kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture. Dhe që ta kuptoni më qartë rëndësinë e kësaj strukture, po u lexoj një pjesë të shkresës:

“Kontrata Konçensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të Vend depozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi të Energjisë Elektrike”, monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndjekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikëqyrjes së vazhdueshme.

Kjo është struktura që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, por dhe hallin e madh që kanë prokurorët e dosjes se ku kanë shkuar 120 milionë eurot, para të cilat sipas vetë prokurorëve të SPAK zbardhur në vendimin e gjykatës, kanë dalë me çanta cash nga territori i Shqipërisë.

Në fund të këtij dokumenti, Belinda Balluku nënvizon se: “Mos ushtrimi i detyrave të NJZP, mungesa e pjesmarrjes në takimet periodike dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cënimit e interesave të palës shtet.””- tha demokrati.

Deklarata e plotë e Këlliçit

Jemi sot sërish para jush për tu rikthyer në vëmendje ato prova çka Prokurori i cili po heton çështjen e Inceneratorit të Tiranës, refuzon t’i shohë kur bëhet fjalë për Erion Veliajn.

Në çdo dalje publike kemi bërë prezent jo fjalët tona, as interpretime politike, por shkresa zyrtare mes institucioneve kryesore që duhet të monitorojnë konçensionin korruptiv të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Ju ftoj të ndjekim këtë prononcim të shkurtër të zj. Belinda Balluku.

Pra zv. Kryeministrja e vendit fakton me këtë deklaratë publike ato çka ne kemi publikuar zyrtarisht dy muaj më parë. Dhe më konkretisht:

Më datë 10 korrik 2023, Belinda Balluku i drejtohet me shkresë Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në NJZP, kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture. Dhe që ta kuptoni më qartë rëndësinë e kësaj strukture, po u lexoj një pjesë të shkresës:

“Kontrata Konçensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të Vend depozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi të Energjisë Elektrike”, monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndjekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikëqyrjes së vazhdueshme.”

Pra të nderuar qytetarë,

Kjo është struktura që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, por dhe hallin e madh që kanë prokurorët e dosjes se ku kanë shkuar 120 milionë eurot, para të cilat sipas vetë prokurorëve të SPAK zbardhur në vendimin e gjykatës, kanë dalë me çanta cash nga territori i Shqipërisë.

Në fund të këtij dokumenti, Belinda Balluku nënvizon se: “Mos ushtrimi i detyrave të NJZP, mungesa e pjesmarrjes në takimet periodike dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cënimit e interesave të palës shtet.”

Pra, zv Kryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë e Autoritetit Kontrator, e shkruan e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj ka cënuar palën shtet. Do mjaftonte vetëm kjo fjali, që sot Erion Veliaj të ishte personi kryesor i hetuar për këtë mega aferë korruptive.

Kryetari i Bashkisë Veliaj, është pronari real i Inceneratorit të Tiranës, i cili me urdhërat e tij ka bllokuar qëllimisht punën e strukturave monitoruese, në mënyrë që paratë të zhduken pa lënë asnjë gjurmë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se ne nga kjo çështje nuk bëjmë asnjë milimetër pas. Ky regjim, sado të dhurojë apartamente apo të japë rroga e tendera për ata që baltosin përditë denoncuesit e kësaj afere, sado të izolojë Kryetarin e Opozitës, Dr. Sali Berishën, me një proces të montuar politik, ta harrojë se do t’ia dalë ti mbyllë gojën opozitës. Koha e opozitës së blerë ka marrë FUND.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re