Partia e Lirisë vijon të publikoje dokumenta lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës.

 

Deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat  tha se vlera e grabitur ne kete rast shkon rreth në 19 milionë dollarë.

 

Këto para, sipas saj, janë vjedhur gjatë periudhës  2018 deri 2021.

 

Kryemadhi tha se Klodian Zoto  dhe tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistë kanë marrë shuma marramendëse nga Inceneratorët.

 

 

Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Jane para qe jane fituar nga kompani qe rezultojne ne emer te nje bariu ne Greqi dhe dy pensioniste. Ndërkohë që dje kryeministri thonte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI.Rama presion ndaj prokurorisë për të mos vazhduar për inceneratorin e Tiranës. Elbasani dhe Fieri u sekuestruan kur u mbyllën të gjitha pagesat.Tre kompanite te cilat jane paguar edhe padise ne prokurori nga Drejtoria e Tatimeve.Të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek Inceneratori i Tiranës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re