LSI ka dorëzuar tre kallëzime në SPAK për ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit në lidhje inceneratorin e Fierit.

Ish-ministri Lefter Koka, njëkohësisht ka qenë një ndër deputetët më të fuqishëm të kësaj partie, si edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako si edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi janë paditur në SPAK nga LSI.

Të tre ata duhet të japin llogari për shkeljet e kryera gjatë miratimit të lejes për ndërtimin e inceneratorit të Fierit sipas LSI.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re