Skip to content

Incident në avionin e linjës Prishtinë-Basel, plagosen 10 persona

aeroplan

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar, pasi avioni Boeing që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

 

Zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell, ka konfirmuar incidentin e avionit. Sipas saj avioni me 121 pasagjerë në bord ka mberritur ne piste në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

 

Fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë që nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij incidenti.