Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin.

“Balkan Web” raporton se janë nxjerrë eshtrat e tre ushtarëve grekë. Varreza, e cila është ndërtuar pas luftës italo-greke, ka qenë gjithmonë nën ruajtjen dhe mbrojtjen e fshatit, ndërsa është gjetur e hapur nga kryetari i fshatit dhe dy persona të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme disa persona kanë shkuar në fshat dhe janë prezantuar si anëtarë të komisionit për eshtrat, duke kërkuar të marrin eshtrat, por banorët e fshatit kanë refuzuar.

Pas prezantimit të këtyre personave në fshat, të cilët nuk pohohet të kenë qenë anëtarë të këtij komisioni, ka ndodhur ngjarja gjatë natës.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re