Një incident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku njerëz të ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, janë përplasur me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale.

Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije se hetuesit e BKH-së shoqëroheshin nga forcat operacionale.

Ndërkohë, lidhur me incidentin e sotëm, raportohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Po ashtu, e paqartë është edhe arsyeja e përplasjes mes tyre, pasi BKH ka njoftuar se nuk mund të japë informacione të detajuara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko