Për herë të parë një drejtues I lartë socialist përkujtoi kryengritjen e Postribës.  Kryebashkiaku I Shkodrës Benet Beci, vendosi kurora me lule tek memoriali që përkujton këtë ngjarje

 

Por pak minuta më pas një familjar i të vrarëve në kryengritjen e 77 viteve më parë, i hodhi poshtë ato.

 

Kaq ka mjaftuar që Benet Beci pas incidentit, të largohej nga aktiviteti pa bërë asnjë koment.

 

Më pas radhën për të përkujtuar këtë ngjarje e kishin demokratët.

 

Ish kryebashkiaku Bardh Spahia kërkoi që shembulli i burrave të Postribës të jetë frymëzim për të sotmen.

 

Të përndjekurit politik dhe familjarët shprehen zhgënjimin që edhe sot, pas 3 dekadash ende një pjesë e të vrarëve nuk kanë varre.

 

Kryengritja e Postribës e shtatorit të vitit 1946 nuk i’a arriti qëllimit dhe u shtyp me dhunë nga diktarura e sapovendosur në Shqipëri. Megjithatë, ajo mbetet një simbol i qëndresës nacionaliste kundër komunizmit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re