Skip to content

Incident në Spitalin Infektiv, pacientja rrëzohet nga barrela (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në orët e mëngjesit në Spitalin Infektiv.

 

Teksa ekpi i urgjencës po nxirte me barrelë nga ambulanca një paciente të moshuar të dyshuar me COVID-19, një nga këmbët e pajisjes është mbyllur duke shkaktuar rënien e pacientes dhe rrëzimin e një prej pjesëtarëve të personelit.

 

Gjendjen e pacientes e ndoqi me vëmendje edhe infeksionisti Tritan Kalo.

 

Fatmirësisht e moshuara e shtruar tani në Spitalin Infektiv, nuk ka pësuar dëmtime.