Skip to content

Incident te Kryesia e Kuvendit! Banorët e Memaliajt protestë para Kryesisë së Kuvendit kundër shkrirjes së bashkisë, përplasen me Braçen, i hedhin ujë në fytyrë

memaliaj brace

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur me banorët e Memaliajt pranë Kryesisë së Kuvendit. Këta të fundit ndodheshin para Kryesisë së Kuvendit për të protestuar kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Tepelenën, teksa në Komisionin e Ligjeve diskutoheshin ndryshimet në Reformën Territoriale.

Teksa Braçe ishte duke u future në godinë, qytetarët kanë shprehur indinjatë ndaj tij si deputet i Partisë Socialiste.

Njëri prej banorëve i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërkohë që aty ishin dhe deputetë të opozitës, që kanë tentuar të qetësojnë situatën.