Pas reagimit të ashpër të klubit të Partizanit që hidhte akuza në drejtim të klubit të Tiranës për dështimin e organizimit të ndeshjes ka ardhur dhe reagimi i bardhebluve.

Klubi i Tiranës ka dënuar aktet e dhunës që ndodhen dje mes dy tifozerive para nisjes së derbit, ndërkohë që i kërkuar klubit të Partizanit që të mos sillen edhe si hetues, edhe si prokuror.

“Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana – Partizani.

KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”.

Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative.

Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese.

Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror”,- thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës. ()

Partizani reagon ashpër dhe akuzon Tiranën: Akt terrorist në bashkëpunim me administratorët e stadiumit, e papranueshme që nuk u distancua as klubi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re