Skip to content

Incidentet në Inter – Napoli, Salvini mbron tifozeritë: pak delikuentë, por njerëz të mirë!

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini tha se ai
kundërshton pezullimin e ndeshjeve ose mbylljen e stadiumve për spektatorë, si një
masë e marrë në konsideratë pas klithmave raciste në ndeshjen Inter-Napoli.

“Mbyllja
e stadiumeve, ndërprerja e ndeshjeve ose ndalimi i transportit të tifozëve
është një dorëheqje e shtetit”, tha Salvini, gjithashtu kreu i
së djathtës ekstreme italiane – LEGA.

“Unë
mbroj transferimin e përgjegjësisë tek tifozët dhe t’u thuhet se duhet të
paguajnë për një gjë të gabuar”, shtoi Salvini pas një takimi në
Romë mbi masat e sigurisë në stadiume.

Salvini mblodhi përfaqësues të forcave të policisë, federatave
sportive, gjyqtarëve, trajnerëve dhe përfaqësuesve të tifozëve të klubit pas incidenteve
në përballjen Inter-Napoli më 27 dhjetor.

Në këtë ndeshje, futbollisti francezo-senegalez i Napolit,
Kaildou Koulibaly u përball me thirrje akuzat raciste, e për këtë arsye Interit
i duhet të luajë dy ndeshje pa spektatorë.

Ndërkohë, edhe jashtë stadiumit pati një dhunë të shfrenuar ku
viktimë mbeti një nga tifozët e Interit.

“Ne
nuk duhet të shqetësohemi nga tifozët, të cilët janë 99.9 për qind njerëz të
mirë, edhe pse delikuentë”, tha Salvini, duke shtuar se vetë
do donte të zhdukte delikuencën brenda dhe jashtë stadiumit.

Ai gjithashtu njoftoi një ligj uniform për sigurinë në sport.

“Është
e nevojshme të lejohen transferimet kolektive të tifozëve sepse është më e
lehtë për të kontrolluar 1000 tifozë në një tren, se sa 100 vetura që hyjnë në
qytet pa asnjë kontroll”, tha Salvini.

Ministri gjithashtu tha se ishte i prirur për të përcaktuar orarin
ndeshjeve ditën se sa natën.