Policia e Shtetit ka shoqëruar pesë qytetarë, pasi incidenteve të krijuara në protestën e 12 të opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, një prej tyre është arrestuar, pasi ka hedhur molotov.

Edhe në protestën e sotme, protestuesit fillimisht “shkulën” gardhin rrethues të vendosur para bashkisë, më pas nisën me hedhjen e molotovëve dhe tymuese, për të përfunduar te djegia e gomave.

Në momentin e djegieve të gomave, ndodhen edhe përplasjet më të forta mes anëtarëve të opozitës dhe efektivëve, me këta të fundit që përdorën gaz lotsjellës për t’i larguar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re