Subscribe

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner ka komentuar nga qyteti i Korçës situatën politike në vend. Teksa e vuri theksin te kaosi i kohëve të fundit në kuvend, diplomati tha se këto trazira sjellin veçse pengimin e punës së parlamentit.

 

KARL BERGNER

AMBASADORI GJERMAN NË SHQIPËRI

 

“Unë do të shpresoja të shihja së shpejti një opozitë me të bashkuar që të luajë rolin e saj ndaj qeverisë aktuale në parlament. Mendoj që qeveria gjithashtu mund të ndihmojë duke respektuar të drejtën e opozitës më shumë se çfarë bën, nuk them se nuk është e pranusheshme deri në këto momente por duhet të ketë një balance midis punës opozitare dhe asaj te mazhorances.”

 

I pyetur nga gazetarët për thirrjet e Sali Berishës për protesta, diplomati gjerman  u shpreh se opozita duhet te kthehet ne nje alternative dhe jo te shohe si zgjidhje vetem protestat.

 

“Mendoj se në qoftë se gjithë energjia shkon në protesta nuk është një punë e mirë, sepse energjia duhet të shkojë në krijimi i alternativave drejt politikave dhe të sigurohen propozime konkrete. Shoh që ka energji drejt asaj çka po ndodh në parlament për të bërë incidente dhe kjo nuk është ide e mirë. Ka mënyra më të mira për të sfiduar, në qoftë se opozita nuk është e lumtur me qeverinë, ka mënyra të ligjshme për të kundërshtuar.”

 

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italise ambasadori i gjermnise ne vendit tone u tregua i kujdesshem por theksoi se te dyja vendet duhet te respektojne ligjet nderkombetare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re