Ministri I Brendshëm Lleshaj ka reaguar në twitter në lidhje me incidentet e krijuara në zonën e “Petro Ninit” ku policia shkoi të mbështesë përmbarimin në lirimin e një banesë pas një urdhëri të formës së prere nga gjykata.

Në reagimin e tij, Lleshaj thotë se është detyrim prania e policia së shtetit sa herë që I kërkohet në raste të tilla.

Por ministri ka pranuar se veprimet e forcave te rendit që u përplasen me banoret që jetonin në këtë banesë nuk kanë qënë as dinjitoze dhe as efikase, sic I takon sipas tij policisë së shtetit të jetë.

 

Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë.PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re