Ambasadori rus në Poloni Sergey Andreyev u mbulua me bojë të kuqe teksa po përpiqej të vendoste një kurorë në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë, raporton korrespondenti i RIA Novosti.

Sipas gazetarit të agjencisë ruse, polakët dhe ukrainasit ia kanë bllokuar rrugën duke bërtitur me fyerje ndaj tij.

Pas incidentit, Andreyev u detyrua të largohej nga varrezat i shoqëruar nga policia. Ai më pas tha se nuk është lënduar, shkruan N1.

Siç dihet, Polonia është ndër vendet ish-sovjetike ne BE, në armiqësi me Rusinë. Kjo për shkak se dhe bazat më të madha amerikane në Europë janë pikërisht në këtë vend ish-komunist të Europës Qendrore, tashmë anëtar i BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re