Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur në fshatin Lipe të Përmetit ku mbeti e plagosur një 14-vjeçare. Sipas policisë 14-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

“Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Vajza ka dëmtime në gjymtyrë dhe po pritet transporti me helikopter drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku vajza  u rrëzua  në një humnerë në vendin e quajtur “Shënelenë” .

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re