Një sulm verbal pati drejt Ursula von der Leyen pak para se të fillonte fjalimin e saj në Samitin Evropian për Mbrojtjen dhe Sigurinë.

Presidentja e Komisionit Evropian u ndërpre nga një person që e quajti atë kriminele në lidhje me atë që po ndodh në Rripin e Gazës kundër palestinezëve.

“Ju keni ndihmuar dhe nxitur gjenocidin në Gaza”, dëgjohet duke thënë ai. “Ju keni shprehur mbështetjen tuaj absolute për Izraelin në fillim të këtij gjenocidi! Gjaku i fëmijëve të Palestinës është në duart tuaja”.

Në atë moment, një person tjetër i është afruar atij për ta tërhequr. “Ju jeni një kriminele zonja Von der Leyen! Duhet të jesh në Hagë. Ju nuk duhet të jeni këtu. Ju nuk duhet të kërkoni një mandat të dytë. Ju jeni një kriminele. Liri për Palestinën”.

Presidentja e Komisionit Evropian, e cila nuk tregoi asnjë reagim gjatë incidentit, më pas nisi fjalimin e saj duke falënderuar mikëpritësit për ftesën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re