Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka reaguar pas incidentit të ashensorit me dy të lënduar në Tiranë.

 

 

Në njoftim bëhet me dije se defekti ka ardhur për shkak të mbingarkesës së ashensorit në një numër më të lartë personash se sa është e lejuar.

 

 

Më tej thuhet se ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut e si pasojë nuk janë kryer inspektime periodike.

 

 

Ashensori ishte vendosur dhe funksiononte në këtë objekt që prej vitit 2012.

 

 

REAGIMI: 

 

Në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 06.02/2023 në ashensorin në adresë: Rruga “Teodor Keko”, Njësia 14, pallati 18/67, nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut është bërë inspektimi i menjëhershëm duke kryer verifikimet paraprake, prej të cilave rezultoi se,

Ashensori ka pësuar difekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale. Ky incident nuk shkaktoi pasoja të rënda në shëndetin e personave.

b) Ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.

Referuar legjislacionit të kësaj fushe, personi përgjegjës mbi funksionimin e ashensorit (ndërtuesi ose administratori i pallatit) ka detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Por në rastin konkret nuk ka një aplikim pranë ISHMT-së për regjistrim, ndërkohë që ashensori ka qënë në funksionim që nga viti 2012.

Nga ana e e personave përgjegjës (ndërtuesi ose administratori i pallatit) për këtë ashensor nuk ishte kryer ndonjëherë vlerësimi i konformitetit (çertifikimi) nga një Organ i Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit(OMVK) .

Parashtrojmë se në kushtet kur një ashensori nuk i bëhet vlerësimi i konformitetit me rregullat teknike nga një organizëm OMVK, dhe kur nuk bëhet regjistrimi i tij pranë ISHMT-së duke mos ju nënshtruar në vijim inspektimeve periodike, ashensori realisht konsiderohet i pasigurt dhe nuk lejohet të vihet në përdorim.

c) Në momentin e inspektimit të menjëhershëm nga ISHMT, ashensori i lartpërmendur ishte rivendosur në punë nga personat përgjegjës.
d) Në këto kushte nga ana e inspektorëve u morën masat urgjente e heqjes nga funksionimi i ashensorit deri në mënjanimin e gjithë të metave teknike të konstatuara, duke përfshirë për këtë edhe një Organ të Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit .

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re