Skip to content

Incidenti me kreun e opozitës, Erdogan: s’lejojmë cenimin e paqes në Turqi

106538222 053509427 1

Presidenti Erdogan reagoi ndaj një incidenti ku me në qendër kreun e opozitës Kemal Kilicdaroglu. Ky i fundit u cenua fizikisht gjatë pjesëmarrjes në një varrim.

Duke mos e marrë si një incidenti të izoluar por si një akt me prapavijë politike, Erdogan tha se nuk do të lejojë që dikush të trazojë klimën paqësore në Turqi.

“Për fat të keq, disa incidente të padëshiruara u zhvilluan gjatë funeralit të një prej dëshmorëve tanë në Cubuk me protesta kundër udhëheqësit të CHP-së Kemal Kilicdaroglu”, tha Erdogan në Twitter.

“Incidenti po hetohet tërësisht në të gjitha nivelet”, shtoi presidenti.

Pesë të dyshuar po merren në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë.