Në gazetar delirant i Nacionales në Kosovë, Vullnet Krasniqi, i lindur për të qenë vartës i Buzhalës, ka provokuar incidente në Prizren, afër xhamisë qëndrore aty, duke u “zënë pritë” besimtarëve pas xhumaje e duke i pyetur, nën delirin e të besuarit se është gazetar më kurajoz në botë, si dhe më inteligjenti gjithashtu, nëse e ka patur drejt hoxha teksa ka folur në hutbe kundër DokuFest-it, më shumë një shfaqje degjenerimi moral se sa event artistik.

Ndokush e ka shtyrë Krasniqin, më nerv e sipër, e për këtë Policia e Kosovës është treguar e “pamëshirshme”.

“Hetimet i kemi filluar me Prokurorinë e shtetit për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, tha një zëdhënës policor.

Nga pamjet, nuk ishte ndonjë goditje për shtyrje. Gjithesi gabim. Gabim kur mendon se gazetari në fjalë, i cili idiotizmin dhe mungesën e etikës e ka të shkruar në ballë, nuk ka qenë e nevojshme të shtyhet tutje. Atij thjesht duhej t’i ish thënë, pas pyetjes: Shko fshi qurrat e pastaj të përgjigjem!/ tesheshi

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re